Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Arjan Shahajn, i cili vrau me sëpatë babain e tij 77-vjeçar, Iljas Shahaj. Ngjarja ndodhi më 2 shtator në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë.

Nga salla e gjyqit, autori ka treguar edhe motivin që e çoi drejt aktit makabër, duke vrarë babanë e tij. Ai tha se i ati e dhunonte sistematikisht pa shkak.

“Im atë më ka dhunuar pa shkak sistematikisht”, mësohet të jetë thënë 35-vjeçari, duke ngritur edhe dyshime për ngacmime.

Po ashtu mësohet se do 35-vjeçari do t’i nënshtrohet një ekspertizë mjekoligjore, pasi thuhet se ka probleme mendore.