Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur në Bulqizë, ku një i riu u plagos me thikë dhe humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Pas rreth 1.30 minuta në ndjekje të autorit, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Fatjon Keta.

Autori 22-vjeçar, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin Arlind Pasha, banues në Bulqizë.

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar  për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.