Është arrestuar në Spanjë, autori i shpallur në kërkim për vrasjen e dy shqiptarëve dajë e nip: Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka 27 vjeç.

Në pranga ka rënë Archinito Maurizio, 27 vjeç, i cili akuzohet se në nëntor të vitit 2012 së bashku me vëllanë e tij Mattia, 24 vjeç, kanë vrarë me armë dy shqiptarët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Abbiategrasso dhe nga hetimet është zbuluar se krimi kishte të bënte me kontrollin e trafiqeve të drogës.