19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca,  i cili është dënuar me burgim të përjetëshëm për vrasjen 21-vjeçares greke, Eleni Topaloudi është përdhunuar në qelitë e burgut Evangelismos.

Pasi është dënuar nga Gjykata me burgim të përjetshëm, dhe 15 vite të tjera, i riu është nisur për në qeli, ku edhe do të vuajë dënimin e tij. Mirëpo ai nuk është pritur mirë nga të burgosurit e tjerë, të cilët e kanë dhunuar fizikisht dhe seksualisht.

Cilat janë gjetjet mjekësore?

I riu shqiptar ka deklaruar se është dhunuar nga të burgosurit, ndërsa nga ekspertiza mjekoligjore kishte dëmtime në unazën anale. Policia tashmë ka nisur procedurën për gjetjen e dhunuesëve të tij.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.