Një vrasje me armë ka ndodhur pak më parë në Durrës.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima është shtetasi me iniciale F.B., rreth 40 vjeç.

40-vjeçari është dërguar i plagosur në spital por nuk ka mundur të mbijetojë edhe pse është futur në sallën e operacionit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton zbardhjen e plotë të ngjarjes.