Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëlli të Matit, pak çaste më parë ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë punonjësit e Bashkisë së Matit.

Ngjarja është regjistruar pak momente më parë ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Policia dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.