Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Malësinë e Shoshit në Shkodër.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Lazër Arra, 55-vjeç ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve.

Informacion paraprak:

Me datë 21.10.2019, rreth  orës 12:00,  në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi  L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.