Një shqiptar ka mbetur i vdekur në burgun grek të Koridhallos shkruajnë mediat vendase.

Viktima është shqiptari Albert Bako, i arrestuar në nëntor të vitit 2014-ë, pasi në një lokal në Pire kishte hapur zjarr me kallashnikov ku u plagosën 14 persona.

Sipas “Protothema“, Bako u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania.

Së bashku me një tjetër person, shqiptari ishte i përfshirë edhe në tentativën e vrasjes së avokatit Antonopoulos.