Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë si pasojë e goditjeve me thikë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende.

Trupi i pajetë i të riut ishte hedhur anash në një rrugë në Porto Sant’Elpidio dhe u gjet nga një kalimtar.

Autoritetet dyshojnë se shqiptari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është hedhur në atë zonë për të humbur gjurmët. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar autorët dhe arsyet që çuan në vrasjen e shqiptarit.