Një sulm agresiv ka përfunduar në tragjedi në Itali, ku ka mbetur i vrarë një shqiptar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Villongo, provincë e Bergamos, mëngjesin e kësaj të hëne.

Shqiptari i moshës rreth 43 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga mediet italiane, u përplas për vdekje në parkingun e një biblioteke përballë “Villa Passi”-t.

Dyshohet se krimin e ka kryer një grua italiane rreth 44 vjeçe. Sipas të dhënave të para që publikojnë mediet italiane, gruaja e njihte viktimën.

Ajo është shprehur se shqiptari e ndiqte prej kohësh, dhe këtë mëngjes ai mbante në dorë një thikë. Në tentativë për t’u larguar, italianja pasi kishte arritur të futej në makinë, e përplasi shqiptarin aksidentalisht.

Goditja ka qenë fatale për të, pasi ka rënë i vdekur në tokë.

S.L.