Vritet një shqiptar, një tjetër plagoset, u gjetën me shuma të mëdha parash

Postuar: 04/12/2017 - 21:30

   Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri në Francë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Merz-Tessy mbrëmjen e së shtunës, por sot është bërë publik nga mediat vendase.

Sipas shtypit francez, në spitalin e Annecy u dërguan dy shqiptarë të plagosur me armë zjarri. Njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta më vonë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Më pas në spital u dërgua edhe një shqiptar i dytë i plagosur me armë. Ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Në xhepat e dy shqiptarëve policia gjeti shuma të mëdha parash. Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij të plagosur nuk është bërë me dije. Autoritetet nisën hetimet për këtë ngjarje. Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Plumba ndaj “Benz”-it të parkuar në oborrin e shtëpisë, 28-vjeçari denoncon rastin në polici.

   Një grindje me përmasa të mëdha, në të cilën janë përfshirë 11 persona, ka ndodhur në Babrru.

   Një i ri shqiptar pranoi para gjykatës së Plumouth në Britani se kishte trafikuar 1 kilogramë kokainë në një parking makine.

   Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tropojë, ku një person është gjetur pa jetë në rrethana të paqarta.

   Një trup i pajetë është gjetur në hyrje të spitalit të Vlorës.

   Një 44-vjeçare dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dhunonte djalin e tij ndërsa në banesë i është gjetur armë pa leje.

Një 63-vjeçar ka denoncuar në polici një shtetas pasi i ka djegur disa rrënjë ullinj nga pakujdesia në fshatin Koxhas në Shijak, dy ditë

Policia italiane e Milanos ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë.

Policia amerikane ka arrestuar një person të dyshuar që ka marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri.