Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar nga Kosova është vrarë në afërsi të një pub-i në qendër të Firenzes.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, viktima 33-vjeçar, i cili punonte si kamarier, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e thikës. Ndonëse u dërgua me urgjencë së spitalin e Careggit, fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se 33-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është ndaluar nga karabinierët një tunizian 39-vjeçar. Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.