Vuri bast paratë e rrogës për ndeshjen..., 44-vjeçari i jep fund jetës

12/07/2018 - 19:55

   Një 44-vjeçar, baba i dy fëmijëve të vegjël, në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish uzinës së naftës në Cerrik.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.

Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. 44-vjeçari, tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror, në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Për fatin e tij të keq Belgjika humbi. Në kushte depresive, 44-vjeçari nisi të vuajë për gjestin që bëri pasi ishte hera e parë që linte këtë shumë parash në lloto ku për pasojë i dha fund jetës. Nē Cerrik ai njihej njeri i qetë dhe rrallë linte para në lloto, por me shuma shumë të vogla. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, raporton Panorama.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës.

Një 27-vjeçar ka përfunduar në arrest pasi është kapur me kokainë në automjetin e tij.

Është dënuar me 25 vite burg shqiptari i cili cilësohet si bossi i kokainës në Angli.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga menxaherin e firmës dhe një nga teknikët, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fabrikën e Çimentos në

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë, ndërsa është arrestuar një 28-vjeçar.

Familjarët e 39-vjeçarit që i vuri flakën vetes në makinë kanë treguar se janë të shokuar nga ngjarja.

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në dasmën ku ishte i ftuar, ndërkohë që është proceduar në gjendje të l

Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, Seksioni për hetimin e krimit ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, në Korçë.