Vazhdojnë penalitetet nga ana e policisë për shkak të muzikës së lartë, tashmë me ndëshkime edhe për ata që vendosin muzikë në banesa private.

Policia e Durrësit informon se specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë proceduar shtetasin A.D., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Te Gjiri i Lalëzit,  në banesën e tij, për shkak të një ceremonie familjare ka vendosur muzikë të lartë. Ai akuzohet për veprën penale “Prishje e qetësisë publike”.