Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Shqiptari 45 vjecar është arrestuar në Zvicër falë aktivizimit të rrjetit europian për gjetjen e kapjen e kriminelëve të kërkuar (Enfast -European Network of Fugitive Active Search Teams).

Operacioni per kapjen e shqiptarit, emri i të cilit nuk dihet ende, u bë i mundur falë projektit policor “Wanted III” dhe u ekzekutua nga skuadra operative e Policisë së Midenas në bashkëpunim me Policinë Federale të Konfederatës zvicerane  (FEDPOL).

Rreth orës 11:00 të paradites së sotme në policinë e Modenas do të zbardhen detajet e këtij operacioni.