Të tjera detaje kanë zbardhur mediet italiane në lidhje me organizatën kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit që vepronte në veri të Italisë, kryesisht në Milano, Romë dhe Torino, që u shkatërrrua nga policia italiane.

Në pranga ranë 25 shqiptarë, që shfrytëzonin për prostitucionrreth 30 vajza, kryesisht shqiptare, rumune dhe moldave të moshës nga 20 deri në 25 vjeç.

Mediet e vendit fqinj raportojnë se në krye të këtij rrjeti prostitucioni ishte një shqiptar nga Fieri me iniciale K.M. Atij i thërrisnin me pseudonimin “xhaxhai”, ndërsa pjesëtarët e tjerë të bandës janë të afërmit e tij.

Hetuesit italianë thonë se një vajzë paguhej 500 euro për një natë, dhe fitimet në muaj shkonin rreth 12 mijë Euro. Ato ishin dërguar në Itali me premtimin se do të punësoheshin dhe pasi kishin mbërritur aty, ishin nxjerrë në rrugë.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë ende me dije.