Xhaxhai torturë nipit: E vara qenin, ma solli në majë të hundës

13/02/2018 - 14:19

B.M. nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjecari, Fati Methasa.

Denoncimi ka mbërritur për Gazetën Shqiptare nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

Postimi në Facebook

Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”, shkruan ai.

Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”.

Komentet në Facebook

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej disa kohësh ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Por këtë të shtunë është vënë në pranga.

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme në Shkodër.

Erërat e forta që kanë shoqëruar qarkun e Lezhës që prej mesnatës së kaluar kanë sjellë probleme. 

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të "Torturës" dhe "Dhunës në familje".

Duket se reshjet e dëborës dhe lagështira në rrugë prej reshjeve të shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar anomalitë e para në Durrës.

14 persona janë arrestuar në Toska të Italisë, ku pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë, pasi dyshohen si anëtarë të një organizate krmi

Pas vjedhjes së armëve në Pashaliman, një tjetër vjedhje në përmasat e një skandali, konstatohet në një magazinë në Ministrinë e Brendshm

Gjykata e Shkodrës ka liruar shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video inti

40-vjeçari Roland Milo ka pranuar në polici autorësinë e vrasjes së shokut të tij Sokol Rama, për shkak të prishjes së pazareve të drogës

Policia ka identifikuar shtetasen e aksidentuar mesditën e sotme në  fshatin Larushk të Fushë-Krujës.