Një 27-vjeçar është aksidentuar teksa po bënte xhiro me një mjet lundrues në det.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Shtetasi Z.S., banues në Tiranë, ka qenë duke bërë xhiro me një mjet lundrues, i cili nuk specifikohet se çfarë lloji, kur ka pësuar një aksident dhe si pasojë ka mbetur i lënduar.

Ai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.