“Xhisiela”/ "Bëj provë ta arrestosh, nuk del i gjallë nga zyra", ç’u bë me hetimin për kërcënimin ndaj nënkomisarit

25/05/2019 - 14:39

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet e nisura pas denoncimit të ish-nënkomisar Emiljano Nuhut, se ishte kërcënuar për të mbyllur çështjen e djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës.

Por nga verifikimet e kryera nga Prokuroria ka rezultuar se një fakt i tillë nuk ka ekzistuar dhe hetimet për këtë dosje janë pushuar. Burime bëjnë me dije se pas këqyrjes së kamerave dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, kërcënimi i pretenduar nga Nuhu, i cili tashmë ndodhet jashtë, ku ka kërkuar azil, nuk është i vërtetë.

Hetimet për këtë çështje nisën në shtator të 2018-s, pas skandalit të djalit të deputetit të PS, i cili akuzohej nga e dashura e tij se e kishte përndjekur dhe dhunuar atë.

Rexhep Rraja u gjykua dhe u dënua për përndjekje të ish-së dashurës së tij, Xhisiela Maloku, e cila publikisht tërhoqi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se çdo gjë e kishte bërë nga xhelozia.

PRETENDIMI I NUHUT

Në letrën e dërguar Ardi Veliut dhe për dijeni të Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeprokurores Arta Marku, Emiljano Nuhu shpjegonte disa muaj më parë se gjithçka ka nisur pasi ka marrë në dorë denoncimin e Xhisiela Malokut dhe ka nisur hetimet paraprake. Pas marrjes së dëshmisë, nënkomisari thoshte se kishte thirrur në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, shtetasin Rexhep Rraja, për ta marrë në pyetje si person, ndaj të cilit ishin duke u zhvilluar hetime.

Referuar letrës, Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, nuk ka pranuar që të jepte shpjegimet në lidhje me denoncimin dhe pas konsultimit të bërë me prokuroren Mirela Kapo, nënkomisari pretendonte se ka marrë direktiva që duhet ta arrestonte këtë person, nën akuzat e “Përndjekjes”, “Armëmbajtjes pa leje”, “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale” nën kërcënimin e armës.

Po sipas letrës së Nuhut, pasi i ka komunikuar Rrajës se do të arrestohej për akuzat e mësipërme dhe që duhet të merrte një avokat, ky shtetas ka telefonuar babanë e tij, deputetin Rrahman Rraja. Pas rreth 30 minutash, në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës, ka ardhur deputeti Rraja, së bashku me kreun e Bashkisë së Krujës dhe deputetin e Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Ballën.

Sipas nënkomisarit, këta persona kanë qenë të shoqëruar me nga rreth 10 persona të armatosur. Pasi kanë hyrë në zyrën e nënkomisarit, ai thotë se deputeti Rraja u ka thënë policëve të patrullës që të dilnin jashtë dhe ata i janë bindur, pavarësisht se ai i kishte thënë që nuk duhet ta bënin.

Ka qenë ky momenti kur nënkomisari pretendon se është kërcënuar nga deputeti. “Bëje provë ta arrestosh, por nuk del i gjallë nga zyra. Të gjithë dokumentacionin që ke bërë, zhduke, se po nuk e zhduke, do të zhdukim ne ty”, pretendonte Nuhu se i kishte thënë Xhelal Rraja.

PANORAMA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas turk i kërkuar nga Zvicra për vrasje është arrestuar në aeroportin e Rinasit.  

Një 47-vjeçar nga Durrësi dhe një 28-vjeçar nga Shijaku janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi akuzohen për veprën penale "Dhunë në

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur te Krimet e Rënda, ku pritet të njihet me vendimin final të gjykatës.

Një 16-vjeçar me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘5 Maji’, në Elbasan.

Një shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda makinës së tij, duke u vetëdjegur në Rodos, ndërsa trupi i tij u gjet në automjet k

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje ish-gruan e tij dhe ka rrahur partne

ABC News siguron pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit.