Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja përballet sot me Apelin. Ai është në burg pas denoncimit të Xhisiela Malokut, që e akuzoi për dhunë e tortura, edhe pse kjo e fundit më pas u tërhoq nga akuzat.

Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj, ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku. Procesi gjyqësor pritet të mbahet sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha “Arrest me burg, në mungesë” për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut.

Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.