I zapton një pjesë të truallit një shtetasi në plazhin e Durrësit, procedohet penalisht.

Policia e Durrësit njofton se ka dërguar në Prokurori çështjen ndaj shtetasin E.L, vjeç 39 banues në Durrës.

39-vjeçari dyshohet se në lagjen nr. 13, ka zaptuar një pjesë të truallit në pronësi të shtetasit SH.P vjeç 55, banues qytetin bregdetar

39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pushtim toke”, parashikuar në nenin 200 të Kodit Penal.