Zbardhen 7 vjedhje kasafortash me miliona dhe flori, hajduti kapet "mat" në Durrës (EMRI)

11/10/2018 - 09:06

Policia e Tiranës ka zbardhur shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në disa banesa, dhe ka arrestuar në flagrancë njërin nga hajdutët ndërrsa ka shpallur në kërkim shokun e tij, të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se i arrestuari u kap në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË 

Komisariati i Policisë Nr.3 pas një pune të mirëorganizuar hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore duke identifikuar dhe autorët e tyre, shtetasit:

– Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.

– G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim nga Policia (të dy me precedent penal në fushën e vjedhjes).

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës .

Nga puna hetiomore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme :

– vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

– vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.

– vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.

– vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.

– vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.

– vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.

-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim“ të parashikuar nga nenet 134/3/25 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, me pasojë vdekjen e një 18-vjeçari.

Një 55-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi nuk deklaroi paratë që kishte me vete.

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 39 dhe 36 vjeç në komunat e Breshias, nën akuzën e trafikut të drogës.

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën mesditën e sotme ku një burrë vrau bashkëshorten e tij duke e goditur me le

Edlira Çopa është rikthyer në liri, edhe pse të pjesshme.

Një krim i rëndë në familje ka tronditur sërish vendin.

Policia gjermane në Dusseldorf ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake.

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet.

Një 32-vjeçar shqiptar, i burgosur në Itali ka alarmuar për herë të dytë drejtësinë e shtetit fqinj pasi ka arritur të arratiset sërish n

Një 49-vjeçar me inicialet A.P. nga Lezha, është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.