Saimir Zalla, i cili hipi në një vinç në Tiranë pasditen e sotme duke kërcënuar se do të hidhej, ka thënë se e bëri këtë veprim pasi ish gruaja nuk e lejoi të takojnte dy fëmijët. Lajmi konfirmohet nga burime pranë policisë së kryeqytetit.

Mësohet se 35-vjeçari nga Lezha është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Zalli pretendon se ish-bashkëshortja nuk e lejon të takojë fëmijët, duke mos zbatuar kështu vendimin e gjykatës, pasi ajo e akuzon për dhunë në familje.

Pas divorcit rreth 2 vite më parë, kujdestarinë e fëmijëve e ka marrë ish- bashkëshortja e Zallës.

Biseda me gazetarin Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha është bërë protagonist në ngjarjen e pasdites së sotme, ku një 35-vjeçar kërcënonte se do të hidhej nga një vinç pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Ai ndodhej në vendngjarje kur 35-vjeçari Saimir Zalli kërcënoi të hidhej nga vinçi.

Hoxha tha se babai i dy fëmijëve i kishte kërkuar ta ndihmonte duke bërë publike problemin e tij.

Unë i thashë si të quajnë. Zbrit njëherë pastaj flasim”, tha Hoxha.

Gazetari premtoi se do të merret me çështjen e Saimir Zallit nga Lezha, i cili teksa qëndronte mbi vinç kërkoi që në vendin e ngjarjes të vinte prokurori i Tiranës.

Ngjarja

Ai ka ndenjur rreth një orë majë vinçit pranë Pallatit të Kulturës, duke kërcënuar me vetëvrasje. Është parë shpesh duke folur në celular dhe duke pirë cigare. 

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se: "Pas negociatave të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla, 35 vjeç nga Lezha, të zbrite nga vinçi."

"Më datë 16.10.2017, rreth orës 17:30, jemi njoftuar se në qendër kishte hipur në një vinç, një shtetas i cili pretendonte se do hidhej nga vinçi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur policia dhe zjarrëfiksja. Pas negociatave të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla 35 vjeç nga Lezha të zbrite nga vinçi. Ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraparake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij", njofton Policia.