Tre persona janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për plagosjen me armë zjarri të 28-vjeçarit E. M., ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës (21 prill) në Fushë Mëzes.

Policia thotë se autori i plagosjes është 26-vjeçari i identifikuar me iniciale M.G, ndërsa dy persona të tjerë kanë bashkëpunuar.

"Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet  hetimore të kryera  rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”," sqaron policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.