Zbardhet vrasja e të riut pas një konflikti të çastit, arrestohet autori

16/07/2020 - 08:22

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës, në lagjen "Zinxhira", ku humbi jetën 35-vjeçari Gj. A.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, autori i ngjarjes si dhe një 18-vjeçar për moskallëzim krimi, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", për veprën penale "Vrasja me dashje", pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira" , për veprën penale "Moskallëzim krimi", pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar si vrasësit e Rigers Runajt në Elbasan.

Një pushues 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Në 24 orët e fundit, efektivët e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga dy shtetas të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit, pasi tentoi të transportonte me makinë lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri drejt makinave në parkingun e një hoteli në Tushemisht.

Policia e Durrësit vë në pranga dy adoleshentë, të akuzuar për vjedhje dhe plagosje.

Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një parkingu hoteli në Tushemisht. Për pasojë janë dëmtuar nga plumbat disa makina

“Vrasësi i avokatit Michalis Zafeiropoulos , Ibrahim Brahimi, ishte i gatshëm për gjithçka, ndërsa u përpoq të arratisej nga burgu i

Një 39vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë në Napoli.

Një shqiptar i identifikuar si Albert Rami është vënë në pranga, pasi akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike.