Zbulohet baza e falsifikimit të dokumenteve në Durrës, goditet grupi kriminal (VIDEO)

08/11/2019 - 12:20

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fititmit.

Goditet një grup kriminal, i cili kishte krijuar bazën e falsfikimit të dokumenteve në Durrës, ndërsa aktivitetitn e zhvillonin në Tiranë.

U finalizua dhe përfundoi me sukses operacioni "Laboratori", zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga tre pjesëtarë të grupit kriminal.

NJOFTIMI I PLOTË

Pas një pune intensive 6-mujore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, veprimtari që ushtrohej nga një grup kriminal, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi dhe përfundoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve.

V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh.

P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Këta shtetas, në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetitn e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëlim kalimin në mënyrë të paligshme të kufirit.

Gjatë operacionit, Policia shkatërroi bazën ku kryheshin falsifikimet dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter,

• 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,

• një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,

• hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,

• 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,

• 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,

• dëftesa shkollore, dokumenta institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

Theksojmë se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdorinin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit

Një pedalon ka mbetur i bllokuar në det, në zonën e Porto Romanos, në Durrës, ndërsa nuk dihet ende sa persona ka brenda.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Në video shihet teksa një grup djemsh goditen me karrige, tavolina dhe sh

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Policia ka proceduar penalisht adminitratorin e një televizioni pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ard

Zbulohet e arrestohet në flagrancë hajduti i biçikletave në Durrës, që bëri kërdinë gjatë 4 muajve të fundit në qytet.

Një 31-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë së Beratit ndërsa një 36-vjeçar është shpallur në kërkim.

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Madrid, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për përfshirje në një rrjet n

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA kanë finalizuar operacionin "Shënkoll" për goditjen e vepri

Vijon operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufi