Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin  e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, blutë e Krujës kanë zbuluar dhe asgjësuar një tjetër sasi bimësh narkotike.

Më datë 18.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar mbi shpellën Krastë, në një vend të pyllëzuar u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 71 bimë kanabis sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.