Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e viktimës së atentatit të mbrëmjes së sotme, Memli Begalla.

Mësohet se viktima që u vra nga një atentat në zonën e ish-bllokut rezulton të ketë qenë një person me precedent penal në shtetin fqinj, Itali.

Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2009 në Itali për rrëmbimin e nuses së djalit të tij, bëjnë të ditur mediet italiane.

Djali i tij Lili dhe Afrim Begalla janë arrestuar mëngjesin tjetër pasi kishin kryer rrëmbimin.

Banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi dyshohet se biznesmeni të jetë qëlluar me armë me silenciator në kokë.

Pak kohë më parë, Memli Begallës i kishin djegur makinën e tij Land Rover, në të njëjtën zonë, pranë banesës së tij. 

Memli Begalla prej vitit 2016 është administrator i vetëm i shoqërisë LAB- AB, që ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj. 64-vjeçari ka në pronësi të tij edhe dy gomisteri. Zyrat e biznesit janë pranë njësisë numër 5, ku Begalli edhe jetonte.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.