Zbulohet emri i 57-vjeçarit nga Durrësi që iu sekuestruan llogari bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

DurrësLajm mëson se ai është Xhakomin Seferi, i ditëlindjes 1962, banues në Durrës.

Sipas policisë, pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57 vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale  "Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim".