Zbulohet gruaja që ishte pjesë e 4 bandave kriminale, si e paralajmëron “kokën” e grupit

14/09/2019 - 21:14

Të tjera detaje zbulohen rreth dosjes së plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar pas hekurave 58 trafikantë.

Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.

Gjatë bisedës Miranda dhe Olgerti diskutojnë me njëri-tjetrin, teksa gruaja e paralajmëron kreun e bandës të mos flasë më, sepse po u përgjohen celularët.

Miranda: Miranda jam

Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?

Miranda: Hiç

Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë

Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!

Olgert: Hë?

Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë

Olgert: Po pse?

Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.

Olgert: Erdhën në shpi

Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefi i stacionit të Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015-n, është liruar.

Një sherr masiv ka ndodhur sot mes dy familjeve në Berat ku shkak për zënkën e tyre është bërë toka me ullinj, e si pasojë kanë mbetur të

Një 20-vjeçar i identifikuar si Dash Gashi nga Kukësi, ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në një atentat në lindje të Londrës.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar i kërkuar pasi tentoi të trafikonte drejt Italisë 18 klandestinë.

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka sekuestruar 37.5 kg kanabis sativa.

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve

Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit

Një pedalon ka mbetur i bllokuar në det, në zonën e Porto Romanos, në Durrës, ndërsa nuk dihet ende sa persona ka brenda.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Në video shihet teksa një grup djemsh goditen me karrige, tavolina dhe sh

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.