Ditën e sotme janë identifikuar dy persona që dyshohen si autorë të grabitjes së bujshme në Rinas, ndërsa është bërë publik identiteti i njërit prej tyre. Sipas "A2CNN" personi quhet Klement Çala, 31 vjeç, nga qyteti i Elbasanit. 

Ai është i njohur për policinë pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, në kohën kur u goditën blindat me para. Çala dyshohej si një nga personat kyç në grabitjen e Qafë-Kasharit, së bashku me Admir Muratajn që mbeti i vrarë në Rinas.