Është zbuluar identiteti i personit që u mor peng ditën e sotme në rrugën “London”, në Kamzë.

Ai quhet Jak Prenga dhe u mor peng mnga dy persona, ndërkohë që për fatin e tij nuk dihet ende asgjë.

Prenga fillimisht u dhunua nga dy persona ndërsa ishte në makinën e tij. Ata e tërhoqën dhe e futën në makinën e tyre.

Për herë të fundit makina është parë në Urën e Gjoles, ndërkohë që mendohet se ka humbur gjurmët në Fushë-Krujë.