Detaje të reja janë zbardhur nga mediet italiane nga ekzekutimi mafioz i 45-vjeçarit shqiptar, afër Romës, në Itali.

Mediet fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë shqiptari Gentian Kasa, i cili është qëlluar me dy plumba në kokë e gjoks, sapo ka dalë nga banesa e tij, për t’u rikthyer në burg.

Agresorët mesa duket ishin në dijeni të dënimit të tij dhe po e prisnin tek dera e pallatit. Sapo doli dhe eci disa hapa në trotuar, shqiptari u vra me disa të shtëna me armë. Dy plumba e kane prekur në gjoks dhe një tjetër në kokë dhe ishte pikerisht ky i fundit qe i mori jetën në vend. Pasi kanë kryer atentatin, autorët dyshohet se janë larguar me një motoçikletë.

45-vjeçari Kasa ishte me precedentë penalë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ekzekutimit të tij. Siç raportojnë mediet fqinje, ai është vrarë në një ndër zonat më të rrezikshme, që drejtohet nga kriminelët e fuqishëm shqiptarë.