Shumë grupe të shqiptarëve në Britani të Madhe janë të përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm drejt shtetit ishullor. Një pjesë e madhe e këtyre emigrantëve janë shqiptarë dhe nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar kontrabanduesit.

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” shkruan se bandat kriminale shqiptare i detyrojnë refugjatët që të paguajnë duke i vënë të punojnë në fermat e kanabisit. Në këtë mënyrë, ata marrin borxhet që u kanë refugjatët që kanë shkuar ilegalisht në Britani të Madhe. Shumë emigrantë ilegalë, duke përfshirë edhe shqiptarë, janë kapur muajt e fundit duke punuar si “kopshtarë” në vendet ku grupet kriminale shqiptare kultivojnë kanabis.

Emigrantët janë detyruar nga kontrabanduesit e tyre, që në fakt posedojnë edhe fermat e kanabisit, për të punuar aty si punëtorë të thjeshtë, në mënyrë që të kenë mundësi t’u paguajnë borxhet e transportit drejt brigjeve të Britanisë.