Zbulohet një tjetër qendër masazhi që përdorej për prostitucion. Në pranga menaxheri që rekrutonte vajzat, në kërkim pronari 23 vjeç

03/12/2020 - 10:08

Një tjetër qendër masazhi që përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar nga policia e Tiranës në zonën e “Don Boskos”. Në pranga është vënë menaxheri i qendrës së masazhit Kliton Shuli, 28 vjeç, ndërsa ndërsa u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre, Ernest Shkreli, 23 vjeç. Po ashtu u proceduan penalisht 4 shtetase, për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se në rrugën “Don Bosko” disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri dhe pronari i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga menaxheri i qendrës së masazhit,  shtetasi K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre, shtetasi E. Sh., 23 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”, sqaorn policia.

Rreth 3 javë më parë po në Tiranë u zbulua një qendër e ngjashme masazhi që përdorej për shfrytëzim prostitucioni. Edhe kjo qendër përdorte të njëjtën skemë për rekrutimin e vajzave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 58-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë.

Një ditë pas aksidentit me pasoja tragjike në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, policia njofton arrestimin e drejtuesit të mjetit që i mori

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në portin e Durrësit.

Detaje të reja dalin në dritë nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli.

Një person ka gjetur vdekjen në Pogradec, pasi shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. 

Personi që kishte marrë me qira mjetin ‘Skoda Fabia” që u gjet e djegur në vendin e quajtur ‘Kodra e Bardhë’ në Pukë, është një gjyqtar s

Katër anëtarë të familjes Avdijaj, nga Kosova por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rru

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në Tiranë. Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 10-vjeçareje.