Zbulohet shënjestra e shpërthimit të fuqishëm me tritol

15/09/2020 - 19:51

Preng Gjini, mësohet se ishte shënjestra e shpërthimit me minë të telekomanduar këtë mbrëmje në kryeqytet. Prengu eshte vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar kohë më parë ne Rreshen, më 19 gusht 2019.

Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e tij. Saktësisht, ngjarja ka ndodhur mbi urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Kush ishte Armando (Tonin) Gjini?

Në maj të 2019-s, Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sedilje, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu. Gjini deklaroi në atë kohë se kishte marrë makinën tip ‘Benz’ për të dërguar fëmijë në shkollë dhe se pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, ka munduar ta diktojë vetëm pasi është rikthyer në banesë.

Ai lajmëroi menjëherë autoritetet për këtë gjë, të cilët e spostuan në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar.

Në atë kohë Tonini u shpreh se nuk kishte konflikte me asnjë njeri, por mediat raportonin se ai ishte ushtari i Met Kananit, baronit të drogës.

45-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të 2018 si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.

4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.

Met Kanani njihet si baroni shqiptar i drogës. Ai është përfolur edhe nga mediat turke për shkak të famës që ka marrë në atë vend si koka e një rrjeti traifkantësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, sekuestrohen rreth 12 kg kanabis, një në pranga

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesnatën e së dielës në Petritoli, Itali, ku humbi jetën një 10-vjeçar shqiptar ka tronditur komunitetin e zo

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip "Volkswagen",

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Kosta Kaca.

Është ndarë nga jeta ditën e sotme 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mami në maternitetin e Sarandës.

Në kohën kur drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj për Bledar Jambellin që akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, familjarë

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Forca e posaçme "Shigjetat" kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Një person në Lushnjë është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës i kanë

Një 60-vjeçar nga Saranda është kapur në pikën kufitare të Kakavijës nga inspektori i ISHSH-së Gjirokastër, teksa kërkonte të kalonte në