Zbulohet shuma e grabitur në Tiranë-Durrës, autorët dhunuan shoferin e “Security”

02/12/2019 - 14:23

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku autorë të paidentifikuar morën një shumë të konsiderueshme nga një makinë e “Security Spartan”, duke dhunuar personat që ndodheshin në mjet.

BalkanWeb shkruan se dyshohet që autorët të kenë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinë të shërbimit privat.

Dinamika e ngjarjes:

Autorët ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën makinës, i kanë nxjerrë personat nga makina dhe janë larguar drejt Tiranës nga rruga dytësore. Vetëm pak metra më larg, ata kanë braktisur makinën dhe nuk dihet nga kanë ikur me shumën e parave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën dhe po kryen kontrolle, ndërkohë që po merren në pyetje dy personat që ishin në makinë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është grabitur në Burrel pasi tërhoqi një shumë prej 15 mijë eurosh në bankë.

Prokuroria Antimafia e Firences kanë kryer një tjetër operacion të madh, për të zbatuar urdhërat e ndalimit të firmosur në gjykata për 7

Një 43-vjeçare në Vlorë është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Policia godet një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetase kosovare në portin e Durrësit.

Autoritetet italiane kanë arrestuar 20 persona mëngjesin e kësaj të enjteje.

Forcat RENEA kanë arrestuar Enrik Llukën në Gjirokastër i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje dhe ishte dënuar me 35 v

Një person është paraqitur ne spitalin rajonal të Korçës, me dëmtime në kokë.

Tre banditë shqiptarë sulmuar oficerët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit  gjatë një sulmi pasi u kapën duke furnizuar kokainë me vlerën

Prokuroria siguron prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoji.