Zhduket në rrethana misterioze 20-vjeçari shqiptar (FOTO)

Postuar: 19/04/2017 - 17:22

Policia britanike kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e një të riu shqiptar, i cili u zhduk në rrethana misterioze më shumë se një javë më parë.

20-vjeçari Haziz Bruci, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit Paisley, rreth mesditës së të dielës së 9 Prillit.  Paisly është qyteti më i madh në rajonin historik të Renfrewshiret, në Skocinë qendrore.

Shqiptari përshkruhet si me trup mesatar, me flokë të shkurtër të zinj dhe i rruar. Ai ishte i veshur me tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete Nike.

“Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”,tha Jackie Melvin nga policia e Paisley-t.

Ai tha se Bruci u zhvendos pak muaj më parë në Paisley nga Londra, ku iu bashkua familjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas i dënuar me 8 vite burg është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. 

   Pre e hajdutëve mbrëmjen e së hënës ka rënë shkolla e mesme e përgjithshme “Olsi Lasko” në Shkozet.

   Vëllai i autorit të masakrës në Selenicë të Vlorës ka qenë ndërmjetësuesi kryesor dhe ai që ka bindur Ritvan Zykajn që të dorëzohet në

   Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

   Policia e Tiranës bën të ditur se në vijim të informacionit të dhëne më parë për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku është qëlluar me armë

   Sot pritet te dale ne gjyq shqiptari 38-vjeçar, i arrestuar për plagosjen me armë të kushëririt të tij.

   Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur eksploziv në një banesë në Kamëz dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të saj.

   Një shtëpi u shkrumbua totalisht në fshatin Grecalli të Fierit. Nuk ka të lënduar nga zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet.

   Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili qarkullonte me armë me vete.

   Të dielën, një sherr mes një 24-vjeçari dhe një 42-vjeçari ka degjeneruar në përplasje fizike.