Një shqiptare rezulton e zhdukur që prej 4 ditësh në qytetin Kildare të Irlandës. Mediat vendase shkruajnë se Olta Dodaj 17 vjeç është zhdukur në rrethana misterioze nga banesa që prej ditës së mërkurë dhe familjarët nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e saj.

Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj. 17-vjecarja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Newbridge.

Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë.

Olta Dodaj është rreth 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.