Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën në Angli, alarmohet policia

16/05/2019 - 10:22

Një nënë shqiptare dhe vajza e saj vetëm 2 vjeçe, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas “BBC”, Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.

Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Burime pranë policisë janë shprehur të shqetësuar për sigurinë e nënës dhe vajzës.

“Zonja Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”, deklaroi oficeri Neil Thomas. Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoritet shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj dyvjeçare rezultojnë të zhdukura nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri. Policia u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që kanë informacion rreth tyre të kontaktojnë numrin 101.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një furgon mallrash ka rënë në lumë tek kthesa e Çezmës së Myftarit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Fermë-Partizani në Berat.

Një 4-vjeçar shqiptar ka humbur pasditen e djeshme në Zvicër.

Operacioni i Frontex ka dhënë rezultatet e para.

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve, njëri prej të cilëve shqiptar, ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një autostradë

Policia italiane Pordenone, gjatë hetimeve për bandën shqiptare, të specializuar në vjedhjet e vilave dhe shtëpive në verilindje ka gjetu

Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga dy shqiptarë, përkatësisht 24 dhe 35 vjeç, me inicialet N. F.

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërsa ka arrestuar një 19-vjeçar.

Një aksident ka ndodhur sot në mesdite në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit.

Një 35-vjeçar nga Berati është arrestuar pas kallëzimit të bërë për ngacmim seksual.