Një 18-vjeçar ka katër ditë që rezulton i zhdukur në qytetin e Këlcyrës. I riu quhet Matias Rizallari dhe familjarët e tij  dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

I riu ishte larguar që të dielën me shokët e tij për t’u larë dhe nuk eshte kthyer më. As shoku, i cili ishte atë ditë me të, nuk tregon asgjë lidhur me fatin e 18-vjeçarit.

Kërkimet janë përqëndruar në rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë kërkuar nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit por ende pa rezultat.