Zhdukja e avokatit/ Prokuroria e Durrësit në lëvizje për gjetjen e Besnik Muçës

14/11/2017 - 12:39

Pas denoncimit të vëllait, edhe Prokuroria e Durrësit u vu në lëvizje për zhdukjen e avokatit Besnik Muço, që nga data 2 Nëntor. Më herët prokuroria e Barit kishte nisur hetimet pas denoncimit të bashkëshortes së tij që e priste në Itali.

Organi i akuzës ka disa dyshime për zhdukjen e avokatit, që nga rrëmbimi i tij deri tek mbytja në det. Për herë të fundit Muço kishte kontaktuar me bashkëshorten ku e njoftonte se po hipte në traget në Durrës për të shkuar tek ata në Itali.

54-vjeçari Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten dhe fëmijët.

Kurse kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Në datën 2 Nëntor, Besnik Muço rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe regjistrimin në sistemin TIMS. Por ai nuk zbriti në portin e Barit./abcnews.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prova të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një shqiptar dhe një grek akuzohen për vrasjen e studentes 21-vjeçares greke.

Tre makina janë përplasur pak minuta më parë në afërsi të Bashkisë së Durrësit.

Mjekët grekë deklarojnë se shqiptari Aleksandër Luca nuk është përdhunuar në qeli.

Një makinë ka shpërthyer te zona e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Një grua është vetëhedhur nga pallati në Durrës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtarin Robert Aliaj, profesorin Edmond Tupe si edhe aktivistë të forume

Ka përfunduar ultimatumi i studentëve për kryeministrin Edi Rama. Prej këtij të fundit nuk ka asnjë përgjigje për kërkesat e tyre.