Ai denoncoi në polici zhdukjen e mikut të tij, ndërsa disa ditë më vonë u arrestua nga policia e Lezhës, pasi akuzohet si autor i dyshuar i zhdukjes së 30-vjeçarit.

Më 29 prill, ka humbur kontaktet me familjen shtetasi Fation Fejzillari 30-vjeç, banues në Peqin.

Pas një pune hetimore disa javore, u bë arrestimi i shtetasit Aleksandër Fadili, pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes mikut të tij me të cilin ishte nisur drejt Laçit për të shitur perde.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale " Vjedhje me pasojë vdekjen".