Një klinik dentare është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Laprakë. Klinika është në pronësi të stomatologut Besian Tusha.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi në vendngjarje janë gjetur gjurmë gjaku, gjë që tregon se autori është lënduar kur ka thyer derën e klinikës ku u vu zjarri.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person i cili dyshohet si autori i ngjarjes.