Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e katër të një pallati në Kinostudio. Sipas "News24", zjarri ka rënë në një pallat pranë komisariatit nr.4.

Zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijëve të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë. Një 15 vjeçare është dërguar në spital, ndërsa vijon ende evakuimi i banorve.

Për momentin nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa drejt vendngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë nuk flitet për viktima, por vetëm për dëme materiale, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.