Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme raportohet se në zonën pranë "Brrylit" në Tiranë ka rënë zjarr në banesë në pallat përballë Ministrisë së Jashtme.

3 zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka evakuuar banorët.

Banesa ka marrë flakë aksidentalisht, por për fat të mirë ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.