Zjarr në një vilë 4-katëshe në Berat, jetonte një çift i moshuar

26/02/2020 - 11:41

Një zjarr ka rënë në një ndërtesë 4-katëshe në Berat. Banesa e shtetasit Nuri Hibro, që ndodhet prapa bashkisë së qytetit,në lagjen “10 Korriku” është përfshirë pak minuta më parë nga flakët.

Vila 4-katëshe kishte kaldaja në të gjitha katet, të cilat ishin të lidhura me oxhakun me dru dhe mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i oxhakut që mendohet t’i ketë kthyer flakët mbrapsht.

Flakët dhe tymi janë përhapur me shpejtësi në të gjitha katet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikëseve, zjarri është neutralizuar shpejt.

Në banesë jetonte vetëm një çifti i moshuar, të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.

Një tjetër shkelje e masave administrative kufizuese ndaj ‘armikut’ Covid-19 është shënuar në qytetin e Shkodrës.

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Uznova", zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në, për goditjen e ar

Finalizohet operacioni antidrogë "Porcion", për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Vlorës.

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Një i ri ka humbur jetn pasditen e sotme në spital, pasi ishte përfshire ne nje aksident te rende gjate paradites.

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.