Një apartament në katin e fundit të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në një prej banesave sociale në zonën e Shkozës dhe dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Mësohet se brenda në banesë ndodhej një grua me 3 fëmijët e saj, te cilët nuk kanë pësuar lëndime fatmirësisht.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.