Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në Parkun Kombëtar të Lurës. Në fotot e publikuara, duket se flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore.

Banorët thonë se po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanorë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, pasi terreni malor vështirëson fikjen e zjarrit për ta.

Në një lidhje telefonike për News24, administratori i zonës, Hasan Hoti u shpreh se po përgatiten ushtarë nga Burreli për t’i ardhur në ndihmë banorëve në shuarjen e flakëve. Deri më tani sipas tij janë djegur rreth 5 ha me pyje.