Disa makina janë djegur gjatë natës pasi ka rënë zjarr në një pikë servisi dhe shitjesh automjetesh.

Nga informacioni paraprak i policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, në biznesin “Autohokej” në pronësi të shtetasit Elton Kila.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.